Wrexham FC siguroi promovimin historik në Championship këtë fundjavë me një fitore 3-0 ndaj Charlton Athletic përballë pronarëve të Hollywoodit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenny në Stok Cae Ras stadium.
Golat nga Ollie Rathbone dhe Sam Smith i dhanë Wrexhamit fitoren duke bërë që klubi të siguroj pozitën e dytë në League One dhe të siguroj ngjitjen në Championship (niveli i dytë i futbollit anglez).
Është gjithashtu promovimi i fundit automatik pas kampionëve të pamposhtur Birmingham City, dhe promovimi i Wrexham nënkupton kthimin e klubit në nivelin e dytë të futbollit anglez për herë të parë që kur ata ranë nga kategoria në fund të sezonit 1981-82.
Meqë ra fjala, asnjë klub në historinë e futbollit anglez nuk ka arritur tre promovime radhazi në pesë divizionet më të mira, kështu që suksesi i Wrexham hyri në histori.
Në vitin 2023 Wrexham u largua nga Liga Kombëtare duke u promovuar në Ligën e Dytë, ndërsa vitin e kaluar u promovuan në Ligën e Parë.
Kujtojmë që Wrexham u ble në vitin 2020 nga dy yje të Hollywoodit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney. Deri atëherë, klubi ishte në pronësi të tifozëve dhe 95 për qind e tyre morën vendimin për t’ia shitur klubin dy aktorëve të famshëm.
Që atëherë, skuadra ka përparuar nga kategoria e pestë e futbollit anglez në kategorinë e dytë.
Reynolds ka ndryshuar disi kuptimin e futbollit, pasi klubet e vogla nuk duhet të presin më dekada për t’u bërë të rëndësishme.
Sigurisht që Wrexham sezonin tjetër do të tentojë një tjetër mrekulli, kësaj radhe për t’u futur në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.