Fushata politike në shtetin tonë fqinj duket se ka kaluar në një nivel tjetër sa i përket nivelit të kreativitetit dhe ideve. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu ka “hyrë” në frigorifer një çifti në një spot të ri që është aq interesant sa edhe qesharak.
Në një video krejtësisht tjetër politike shihet Vuçiq duke “dalë nga frigoriferi” në shtëpinë e një familjeje.
“Uau, ja ku është sërish” e nis videon me komentin e bashkëshortit. Një grua shtatzënë, ngrihet pastaj për të sjellë diçka nga frigoriferi.
E më pas shfaqet Vuçiq. Ai del nga frigoriferi për të përcjellë një “mesazh”.
“A dole vërtet nga frigoriferi?” e pyeti gruaja.
“Unë e di. Më fal. Por është e rëndësishme për mua që të arrij te çdo qytetar të Serbisë. Ka mbetur shumë për të bërë, na duhen më shumë rrugë, më shumë hekurudha, fabrika. Nëse nuk gaboj, keni marrë edhe një subvencion për zgjidhjen e çështjes së banesave? Kur të gjithë në Serbi të kenë mundësitë që i keni sot, nuk do të më shihni aq shumë. Dhe ne po mundohemi ta realizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Deri atëherë, mbani mend – nëse mbetemi të bashkuar me këto synime para nesh, kufiri i vetëm janë ëndrrat tona”, tha Vuçiq.
View this post on Instagram