Lajme
A është ky një mesazh i koduar i Haki Abazit për Albin Kurtin: Nëse politika është 90% kozmetikë, qytetarët të befasuar po ikin nga Kosova
Demokracia
17:58 | 03 Gusht 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka publikuar në Facebook një postim që indirekt duket se i drejtohet partisë së tij. 

VV me Qeverinë Kurti II  janë dëshmuar se janë shumë të dhënë pas reklamave (marrëdhënie me publikun) nëpër rrjete sociale.

Këtë e ka vërejtur edhe deputeti Abazi,  i cili e ka kritikuar këtë qasje por pa përmendur ndonjë emër.

“Nëse politika është 90% kozmetikë (foto facebooku e instagram) dhe 10% përmbajtje, atëherë rezultati është qytetarë të befasuar nga besimi në dëshprim me largim; delir për madhështinë; dhe valle për përfituesit nga rrjetet e kriminalizuara. Jashtë ekuacionit mbetet një armatë në kërkim të së ardhmës!”, ka shkruar Abazi.

Të ngjashme