Lajme
A është kjo “miqësia” që Albin Kurti s’ia fali Dukagjin Lipës?
Demokracia
09:25 | 15 Qershor 2022

Share:

Në korrik të vitit të kaluar, familja e Dua Lipës kaloi kohë së bashku me kryeministrin Edi Rama, në jug të Shqipërisë. Një vit më vonë, ajo do të rikthehet në Tiranë, ku nga Prishtina është zhvendosur festivali “Sunny Hill”.

Festivali “Sunny Hill” tash e disa vite është mbajtur në Prishtinë. Organizimi i tij i ka bërë vendit një reklamë të jashtëzakonshme botërore, ku mediat më prestigjioze kanë raportuar rreth këtij eventi, përcjell Demokracia.com.

Këtë vit ishte raportuar se festivali do të sjellë në Kosovë yje të njohura botërore, si Madonna, Coldplay e Diplo.

Sidoqoftë, për shkak se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk i ka siguruar licencat për mbajtjen e festivalit, i njëjti është zhvendosur në Tiranë.

Para një viti, familja e Dua Lipës kaloi pushimet së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në jug të këtij vendi, përcjell Demokracia.com.

Dukagjin Lipa, njëherit organizator i “Sunny Hill”, kishte publikuar disa pamje nga një drekë me Ramën, të cilin e kishte quajtur “mik e njeri me sharm të pastër”.

Albin Kurti, që prej ardhjes në pushtet, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.

Dy liderët politikë janë parë shumë rrallë bashkë, por edhe në ato ngjarje ku kanë qenë të pranishëm është vërejtur një komunikim i ftohtë mes tyre.

Kurti është duke marrë shumë reagime të ashpra, pasi lejoi zhvendosjen e këtij festivali, që i ka sjellë miliona euro fitime Kosovës.

Nuk dihet nëse ky veprim i tij ka të bëjë me afërsinë e familjes Lipa me Edi Ramën, sidoqoftë mosveprimi i Qeverisë Kurti po konsiderohet si një dështim i madh për Kosovën.

“Sunny Hill” në Kosovë u anulua për shkak se autoritetet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë licencat për mbajtjen e festivalit.

Kështu, organizatori Dukagjin Lipa ka konfirmuar se festivali do të mbahet në Tiranë, duke ua nisur edhe një letër krerëve të shtetit, të cilët i ka konsideruar fajtorë për këtë dështim.

Pas zhvendosjes në Tiranë, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Po ashtu, të gjithë personat që kanë blerë bileta, do t’i kenë ato të vlefshme. Kurse, ata që nuk mund të udhëtojnë për në Tiranë, do të mund t’i rimburësojnë ato./Demokracia.com/

Të ngjashme