Lajme
A është gati BE-ja për konferencë ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë?
Demokracia
15:30 | 04 Korrik 2023

Share:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për konferencën ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë që është propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe është përkrahur nga Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se fokusi duhet të jetë në gjërat e tanishme që janë duke ndodhur, duke përmendur qetësimin e menjëhershëm të situatës në komunat veriore.

“Tani për momentin duhet të fokusohemi të depërshkallëzimi i menjëhershëm i situatës në veri të Kosovës, ne duhet të shohim hapa para”.

“Nuk duhet të fokusohemi në atë se çfarë mund të ndodh, por duhet të fokusohemi në atë se çfarë duhet të ndodh e që është depërshkallëzimi i menjëhershëm i tensioneve”, ka thënë Stano.

Të ngjashme