Kuriozitete
A është e vërtetë se gjeli i detit ju bën të përgjumur?
Demokracia
12:47 | 01 Janar 2022

Share:

Gjeli i detit është një nga ushqimet që nuk mungon pothuasje asnjëherë në mbrëmbjen e fundvitit.

Ai është një ndër ushqimet e pasura me triptofan. Triptofani është një aminoacid që trupi e përdor për të ndihmuar në prodhimin e melatoninës dhe serotoninës.

Melatonina ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim dhe serotonina mendohet se ndihmon gjithashtu në rregullimin e ciklit të gjumit krahas një sërë funksioneve në organizëm.

Duke qenë se trupi nuk prodhon triptofan në mënyrë natyrale, ju duhet ta merrni atë përmes ushqimit.

Prandaj shpesh gjeli i detit është një nga ushqimet që fajsohet për shkaktimin e përgjumjes.

Por ky është vetëm një reputacion i keq!

Triptofani gjendet në të gjitha llojet e ushqimeve, që nga produktet e qumështit tek arrorët dhe mishi.

Dhe jo vetëm kaq, por gjeli i detit ka nivele të triptofanit si çdo mish i zakonshëm.

Pra, nëse triptofani në gjelin e detit do të shkaktonte vërtet përgjumje pas vaktit, do të përjetonit të njëjtën ndjenjë të fortë letargjie sa herë që hani pulë, mish viçi, djathë ose arra. Dhe padyshim që nuk është kështu!

Nëse gjeli i detit nuk është fajtor për përgjumjen atëherë cili është fajtori?

Vaktet në ditët festive janë të rënda për sa i përket llojeve të ushqimeve që shërbehen.

Kombinimi i proteinave dhe karbohidrateve mund të jetë veçanërisht nxitës i gjumit

Ngrënia e karbohidrateve bën që trupi të lëshojë më shumë insulinë në gjak, gjë që rrit përthithjen e aminoacideve, duke përfshirë triptofanin.

Një faktor tjetër mund të jetë sasia e ushqimit që hani.

Tretja e ushqimit kërkon shumë energji, kështu që trupi dërgon më shumë gjak në sistemin e tretjes për të menaxhuar ngarkesën.

Gjithashtu një nga fajtorët janë edhe pijet alkoolike që konsumohen në sasi të mëdha, shkruan AgroWeb.

Alkooli ka efekte qetësuese me veprim të shpejtë në sistemin nervor qëndror, prandaj qepallat tuaja mund të rëndohen.

Pijet e ëmbëlsuara me sheqer dhe kafeja mund të ndikojnë gjithashtu.

Ato mund të bëjnë që sheqeri në gjak të rritet dhe më pas të ulet menjëherë dhe kjo luhatje mund të shkaktojë përgjumje.

Nëse nuk doni të flini menjëherë pasi të keni mbaruar së ngrëni ju mund të provoni të reduktoni sheqerin, karbohidratet dhe pijet alkoolike.

Mundohuni të mos e tejmbushni pjatën tuaj dhe konsumoni sasi të moderuara ushqimi.

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024
Kuriozitete • 30 Qershor 2024