Lajme
A është Biden i zënë me Ukrainën? – Ka takuar edhe gruan e presidentit të Meksikës, por jo edhe Kurtin
Demokracia
22:29 | 11 Maj 2022

Share:

I pari i ekzekutivit nuk dihet se më kë nga figurat e rëndësishme amerikane do të takohet gjatë vizitës së tij në SHBA, meqë tashmë u zbulua se takim me të parin e botës, Joe Biden, nuk do të ketë. Zyra e Albin Kurti nuk e ka bërë publike agjendën e udhëtimit të Kryeministrit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mos takimin e Kurtit me Biden, këshilltari i tij politik Jeton Zulfaj është munduar ta lidh me angazhimin e Presidentit amerikan me luftën në Ukrainë.

“Ne nuk jemi duke pritë një vizitë nga presidenti i SHBA-së Biden, ai nëse e sheh të rëndësishme e të nevojshme… nuk mundesh me taku presidentin Biden pa një kërkesë për vizitë, edhe pa një qëllim të vizitës, edhe pa ndodh një nevojë e tillë për vizitë. E kemi një luftë në Evropë, në Ukrainë, ku e gjithë vëmendja është atje. Për fatin e mirë të Kosovës, nuk jemi as vend problematik, as kaotik…dhe jemi vend demokratik. Pra SHBA-ja janë të kënaqur me progresin tonë ekonomik e demokratik. Janë shumë të kënaqur, sepse jemi bërë shpresëdhënës edhe për krejt Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zulfaj.

Por, Biden nuk ishte aq shumë i zënë me luftën në Ukrainë sa për mos ta takuar fare kryeministrin Kurti.

Presidenti Joe Biden priti të enjten në Shtëpinë e Bardhë si mysafire nderi zonjën e parë të Meksikës, Beatriz Gutiérrez Müller, gruan e presidentit meksikan Andrés Manuel López Obrador.

Ai kishte organizuar një festë për ndër të ditës Cinco de Mayo, ku nderuan ndikimin që kanë pasur meksikanët amerikanë dhe komunitetet e tjera të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara, shkruan Independent, raportin Insajderi.

“Ne jemi një komb emigrant. Ne e themi këtë, por njerëzit sillen sikur nuk e besojnë”, tha Biden, i cili u largua shkurtimisht nga podiumi për të përshëndetur personalisht Beatriz Gutiérrez Müllerr. “Kjo është forca jonë.”

Të ngjashme