ShowBiz
A është beqare Morena Taraku? Modelja jep përgjigjen
Demokracia
22:59 | 30 Nëntor 2022

Share:

Modelja e njohur Morena Taraku është ndër më të përfolurat në mediat rozë.

Ajo është aktive edhe në rrjetet sociale ku publikon foto nga përditshmëria e saj. Së fundmi 29-vjeçarja ka realizuar një ask&question së bashku me ndjekësit e saj.

Njëri nga ta e ka pyetur nëse ajo është akoma beqare.

“A je beqare?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës së cilës iu përgjigj: “Po”.

Këngëtarja kohë më parë u komentua mjaft shumë për lidhjen e saj të dashurisë me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini por ajo i ka hedhur poshtë të gjitha lajmet.

Morena Taraku është këngëtarja dhe modelja kosovare e cila ka vite që është zhvendosur për të jetuar në Turqi.

Të ngjashme