Askush nuk e dinte deri në natën e 3 dhjetorit 2023 se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka admirim për kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, deri sa këtë gjë e zbuloi politikani serb, Çedomir Jovanoviq, pasi e takoi atë në zyrën e tij në Kryeministrinë e Kosovës.
“A është Beogradi aq interesant dhe i bukur sa kur ishim studentë?”, është pyetja që kryeministri Kurti ia ka bërë politikanit serb, e cila shpreh nostalgjinë dhe admirimin e kryeministrit të Kosovës për kryeqytetin e Serbisë, shkruan Demokracia.com.
Ky admirim për një kryeqytet që vazhdon të refuzojë të distancohet nga e kaluara kriminale e shtetit të Serbisë, që shkaktoi qindra-mijëra viktima në Ballkan, prek plagët e familjeve që pësuan nga politikat gjenocidiale të planifikuara në Beograd.
Por, çfarë ishte Beogradi për Kurtin deri në natën e 3 dhjetorit kur u zbulua sekreti i madh dhe dashuria e tij për kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, atje ku vazhdojnë të shëtiten kriminelët e luftës së Kosovës dhe luftërave të tjera në Ballkan dhe ku ruhen sekret arkivat që fshehin krimet dhe masakrat serbe mbi shqiptarët?
Demokracia.com sjellë 3 qëndrimet e kryeministrit Kurti se çfarë ndodhë në kryeqendrën e Serbisë, në Beograd, atje ku sundojnë pothuajse të njëjtit njerëz që i takonin politikës së viteve 90-ta.
Këto qëndrime janë krejtësisht të kundërta dhe e paraqesin Beogradin si një vend ku ruhen arkivat për krimet e kryera në Kosovë apo si një adresë ku mund të gjinden kriminelët e luftës.
Më 12 janar 2023, kryeministri Kurti nga Vjena e Austrisë ku kishte mbajtur një fjalim në konferencën “Ballkani Perëndimor: pjesë kyçe e paqes së qëndrueshme në Evropë”, deklaronte se Serbia në vend se t’i përndjekë kriminelët e uftës është bërë strehimore për ta.
“Pyetja duhet të jetë, pse Serbia nuk është e gatshme për të pranuar përgjegjësinë, për të kërkuar falje dhe për të zgjatur dorën e pajtimit me viktimat e agresionit të saj. Prapë, përgjigjja është e thjeshtë. Serbia asnjëherë nuk është transformuar plotësisht. Nuk ka ndjekur penalisht kriminelët e luftës, por është bërë strehimore për ta”, deklaronte Kurti.
Më 26 mars 2023, kryeministri Kurti ishte edhe më i ashpër me Beogradin, pasi spas tij ishte vendi ku “është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë”. Në këtë ditë ai kishte vizituar fshtrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, aty ku në marsin e vitit 1999 forcat serbe kryen një nga masakrat më të mëdha në Kosovë.
“Ata nuk janë thjeshtë vetëm të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preukupimet tona kryesore, hapja e arkivave në Beograd, meqenëse atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosovë dhe tjetra është edhe zbulimi i varrezave të reja masive, e dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë obsduksione dhe pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive janë zbuluar tashmë në vitet e shkuara afër 1 mijë trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera”, thoshte Kurti para medieve.
Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive
Këtë kërkesë, ai e kishte përsëritur edhe një muaj më vonë, më 19 prill 2023.
“Është e domosdoshme që në Beograd të hapen arkivat, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me politikanin serb, Çedomir Jovanoviq, të dielën më 3 dhjetor 2023. Për këtë takim ka njoftuar zyrtarisht edhe zyra e Kurtit, por aty nuk tregohet pyetja e rrallë. /Demokracia.com/