OpEd
A është aq e “çmendur” sa duket politika monetare e Erdogan?
Demokracia
13:39 | 28 Janar 2022

Share:

Kur inflacioni është afërsisht 20%, dhe më pas rritet në 36% brenda një muaji, situata bëhet alarmante. Por diçka e tillë nuk ka ndodhur me Turqinë, pasi vendi supozoi që mënyra më e mirë është mosveprimi.

Më 20 janar, disa javë pas publikimit të të dhënave për çmimet e konsumit, komiteti i politikës monetare të bankës nuk ndryshoi normën kryesore të interesit, duke e mbajtur në 14%. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili gjithnjë e më shumë drejton bankën si një agjenci qeveritare, është zotuar të mos i rrisë më normat.

Financa konvencionale thekson se mënyra më e mirë  për të ulur inflacionin është rritja e normave. Kjo shtrenjton huamarrjen duke kufizuar rritjen e ofertës monetare dhe duke zvogëluar shpenzimet dhe investimet. Erdogan, megjithatë, beson se normat e larta nuk janë  ilaçi i duhur për inflacionin.

“Arsyeja janë normat e interesit,” tha ai, “dhe inflacioni është rezultati”. Por a ka ndonjë arsye për çmendurinë e Erdogan?

Disa nga këshilltarët e Erdoganit i janë referuar një teorie të quajtur neo-Fisherism për të treguar se pikëpamjet e kreut të qeverisë janë të bazuara në ekonomi. Një ekuacion i emëruar pas Irving Fisher, një ekonomist amerikan në fillimet e shekullit të 20-të, përcakton normën reale të interesit si interesin nominal të vendosur nga banka qendrore, i përshtatur për inflacionin.

Duke supozuar se norma reale e interesit përcaktohet nga bazat ekonomike që janë fikse, atëherë ekuacioni thekson se normat nominale më të larta duhet të çojnë në inflacion më të lartë. Ndërsa askush nuk i ka kundërshtuar përkufizimet e ekuacionit të Fisherit, një literaturë me peshë dhe përvojë dekadash kanë treguar se neo-Fisherism nuk është mënyra e duhur për të drejtuar një ekonomi- veçanërisht një ekonomi aq të paqëndrueshme sa ajo e Turqisë.

Vetë  Erdogan nuk i ka mbështetur kurrë  këtë metodë. Në fakt, vetëm gjatë kohëve të  fundit ai duket se ka përqafuar këtë ide. Kjo metodë nuk lidhet me kërkimin por lidhet me fenë. “Si musliman, unë do të vazhdoj të bëj atë që kërkohet nga dekreti hyjnor”, tha Erdogan dhjetorin e kaluar, duke iu referuar fesë islame.

Edhe pse më parë ai i kishte cilësuar normat e interesit “burimi i të gjitha të këqijave” dhe pjesë e “trekëndëshit të djallit”, krahas inflacionit dhe kursit të këmbimit, kjo ishte hera e parë që Erdogan aludonte drejtpërdrejt për Islamin. Shpjegimi më i arsyeshëm është se Erdogan e ka thënë edhe e ka mbështetur vetë këtë teori.

Megjithatë, mënyra më e mirë për ta gjykuar nuk është nga rrënjët, por nga rezultatet. Ulja e normës së interesit sipas  Erdoganit bëri që lira turke të bjerë me 44% kundrejt dollarit vitin e kaluar dhe inflacioni të arrijë nivelin më të lartë në dy dekada, raporton abcnews.al

Në vend të një rritjeje emergjente të normës që mund të parandalojë hiperinflacionin dhe t’i japë monedhës pak hapësirë, nuk është e habitshme se do të ketë  sërish ulje të normave. Edhe pa këto, inflacioni së shpejti mund të arrijë në 50%. Norma reale e interesit ka arritur -16%, që do të thotë se bankat turke janë në fakt duke paguar huamarrësit për të marrë kredi të reja.

Ministri i financave i vendit, Nureddin Nebati, tha: “Ju po merrni kredi nën koston e inflacionit.

“Ne e shohim këtë si një sukses spektakolar.” Por turqit, shumë prej të cilëve janë duke luftuar për të paguar mallrat e përditshme si rezultat i politikave të tilla, mund të mos jenë dakord.

Të ngjashme
OpEd • 23 Prill 2024
OpEd • 20 Prill 2024