ShowBiz
A e kopjoi Gjiko reperin amerikan në duetin me të birin?
Demokracia
18:40 | 17 Qershor 2024

Share:

Pak ditë më parë, këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, publikoi një super bashkëpunim me djalin e tij të vogël, Zërin.

“Baby Shark”, është kënga që e solli dyshen në duet, derisa u pëlqye shumë dhe për pak ditë arriti të grumbullojë mbi 2 milionë klikime në YouTube.

Mirëpo rrjeti “po zien” teksa përflitet se ky bashkëpunim është “kopjuar” prej dikujt tjetër.

Para pak muajsh, u publikua një këngë goxha e ngjashme me të Gjikos, e cila poashtu përfshin një reper dhe një fëmijë por komentet në TikTok sugjerojnë se ky ka qenë influencimi i Gjikos.

Për të mos e zgjatur, më poshtë keni të paraqitura dy projektet muzikore dhe gjykojeni vetë…

 

 

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024