Auto&Tech
A e keni ditur se cili është funksioni i logos së Apple pas telefonit?
Demokracia
18:58 | 27 Janar 2021

Share:

Nëse keni menduar se logoja e telefonave Apple është vetëm një pjesë e dizajnit të kësaj kompanie, atëherë e keni gabim, transmetojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Logo me shenjën e mollës në pjesën e pasme të telefonit funksionon edhe si sustë sekrete.

Në modelet e fundit të iPhone ky funksion quhet “back tap” dhe mund të përdoret si një “shortcut”.

Për ta aktivizuar duhet të shkoni në “Settings” dhe më pas në kategorinë “Touch”.

Në fund fare do të gjeni opsionin “Back Tap” dhe pasi ta klikoni mund të zgjidhni nëse doni të aktivizohet duke e prekur dy herë (double tap) apo tre herë. Më pas zgjidhni aplikacionin që dëshironi të hapet përmes këtij butoni sekret.

Ky opsion funksionon vetëm nëse keni iOS 14 dhe një prej modeleve iPhone 11, iPhone 11 Pro iPhone 11 Pro Max, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 6s, iPhone 6s Plus, iPhone SE (1st generation), iPhone SE (2nd generation), dhe iPod touch (7th generation).

Të ngjashme