ShowBiz
A e ka ruajtur miqësinë me Donaldin pas daljes nga “Big Brother VIP”, flet Dj PM
Demokracia
12:57 | 24 Gusht 2022

Share:

Dj PM është një ndër ish-banorët më të komentuar që pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi, PM ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Këto pyetje kanë të bëjnë pikërisht me marrëdhënien e tij me ish-banorin e shtëpisë, Donaldin.

Një ndjekës e ka pyetur se si i ka raportet me Donaldin, me të cilin ka qenë shumë i lidhur brenda në shtëpi. Prej kohësh dyshja nuk janë parë pranë njëri-tjetrit duke ngritur dyshimet për një zënkë të mundshme mes tyre. PM i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime duke zbuluar se dyshja kanë ende një raport të ngushtë me njëri-tjetrin. Madje PM do jetë një nga të ftuarit në sezonin tjetër të ‘Më lër të flas’.

“Kemi raporte shumë të mira. Nuk jemi takuar sepse ka qenë sezon i ngjeshur veror me angazhime të shumta, vetëm kur kemi rastisur në koncerte të njëjta. Por jam shumë i lumtur se do jem i ftuar në sezonin tjetër të emisionit të tij”, tha PM.

Kujtojmë se PM u pyet edhe nëse do të ketë apo jo një propozim për Sarën.

“A do të ketë së shpejti ndonjë propozim për Sarën? Se mezi po prezim”, e ka pyetur një ndjekës, dhe përgjigjja e PM është me të vërtetë epike.

“Po, do të ketë. Biles, mos me të gënjyer mbrëmë i kam propozuar. I thashë ‘A ia ndërrojmë vendin televizorit”, ka thënë PM.

“Nuk e di, me kohë shkon gjithçka”, është përgjigjur ai.

Të ngjashme