Lajme
A e ka ndërruar mendjen Agim Veliu? Deklarohet për media
Demokracia
17:33 | 04 Prill 2021

Share:

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili mbrëmë nuk e ka votuar Vjosa Osmanin për presidente, nuk do të votojë as sot.

Kështu ka bërë të ditur vetë Veliu me anë të një deklarate të shkurtër për media.

“S’ka ndryshuar asgjë nga dje”, tha Veliu pak para se të hyjë në sallë.

Teksa nuk dëshiroi të prononcohet më shumë për media.

Dje, për një votë më pak në kuti, LVV-ja dhe Lista Guxo nuk arritën ta bëjnë presidente Vjosa Osmanin. Procesi për zgjedhjen e saj dështoi që në tentimin e parë, i cili u përsërit, por pa sukses.

Të ngjashme