Brighton & Hove Albion ia ka shkaktuar Chelseat barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e Brightonit barazoi 1-1 me Chelsean mbrëmë në “Stamford Bridge” në takimin e javës së 20-të kampionale, përcjell Demokracia.com.
Mysafirët një pikë e morën krejt në fund të ndeshjes, kur ish-futbollisti i Manchester United, Danny Welbeck realizoi me kokë në minutën e parë shtesë.
Ajo që është bërë virale në rrjetet sociale është festa e madhe në taborin e Brightonit.
Unbelievable scenes. ? #CHEBHA pic.twitter.com/bevdeOpIzP
— Brighton & Hove Albion (@OfficialBHAFC) December 30, 2021
Tifozët, futbollistët dhe stafi teknik “shpërthyen” në festë, aq shumë sa në Angli po pyesin me shaka se “a e fituan titullin e kampionit apo çfarë?”.
Parapakisht, për Chelsean shënoi në minutën e 28-të, Romelu Lukaku, por goli i belgut nuk mjaftoi që “Blutë” t’ia vazhdojnë presionin Manchester City që tashmë veçse është shkëputur në vendin e parë me tetë pikë dallim. /Demokracia.com/
Brighton deserved this point, they played a really really good game.
The timing of the goal was perfect pic.twitter.com/3w7WTjryhM
— edwin KIMANI (@edkimani) December 30, 2021