Lajme
A e dini se Ministrja Nagavci që la nxënësit pa libra kishte kryer masterin pas 10 vitesh dhe me mesatare të dobët 6.46?
Demokracia
12:13 | 22 Gusht 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, dje njoftoi opinionin se ka dështuar për t’i siguruar tekstet shkollore për nxënësit.

Por, a e dini se ministrja që la nxënësit pa libra, kishte bërë 10 vjet për ta kryer masteri. E edhe kur e kishte përfunduar, nuk kishte arritur notë më të lartë se 6.46. shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com kishte raportuar se ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia kishte besuar Arbërie Nagavcit udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndonëse asaj i ishin dashur plot 10 vjet që t’i përfundojë studimet master. Edhe kur i mbaroi ato, Nagavci nuk shkëlqeu. Ajo i mbaroi këto studime me notën mesatare hiç më shumë se 6.46.

Edhe pse Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i mbaroi studimet master me notë kaq të ulët, që është e zakonshme për studentët e dobët, asaj nuk i ka munguar guximi që të marrë drejtimin e këtij dikasteri qeveritar me rëndësi thelbësore për çdo shtet.

Nëpër rrjete sociale kishte qarkulluar edhe diploma e “varfër” e studimeve master të ministres së MASHTI-it, Arbërie Nagavci.

Me mbrojtjen e temës së diplomës, Arbërie Nagavci ka fituar titullin: Ma. Sc. i shkencave juridike ndërkombëtare. Tema të cilën ajo e ka mbrojtur kishte për titull: “Aspekti krahasimor i të drejtës martesore në Republikën e Kosovës me atë Republikën e Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”.

Në seancën e 22 marsit 2021, kur u votua Qeveria Kurti 2, kryeministri Albin Kurti e kishte prezantuar me shumë entuziazëm kabinetin e tij qeveritar, si një qeveri e ndryshimit dhe e shpresës. Në mesin e emrave që kishte përmendur ishte edhe “Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”.

Detyrat që ka përsipër Ministrja e Arsimit janë me peshë të madhe, pasi kjo ministri ka për obligim të zhvillojë politika dhe të hartojë e implementojë legjislacionin për zhvillimin e arsimit, duke përfshirë zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencën në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme