Kuriozitete
A e dini pse gotat plastike të kafesë kanë vrima?
Demokracia
13:31 | 20 Mars 2022

Share:

Me siguri e keni vënë re se gotat plastike në të cilat hidhet kafeja “merre me vete” kanë gjithmonë një vrimë

Shpesh kalon pa u vënë re, por vrima e vogël në pjesën e sipërme të kapakut të gotës së kafesë luan një rol serioz në rrjedhën e lëngut dhe ju pengon të digjeni.

Gjatë ecjes ose vozitjes me kafe në dorë, një vrimë e vogël parandalon që kafeja të rrjedhë jashtë gotës në mënyrë të pakontrolluar.

Siç shkruan ‘Daily Mail’, ajri qarkullon dhe parandalon rrjedhjen e lëngut. Prandaj, dizajni do të thotë që ka një vrimë për daljen e lëngut dhe një vrimë tjetër për hyrjen e ajrit.

“Kur rrjedhja e lëngut ndalon menjëherë, atëherë ai detyrohet të ndalet në mënyrë që ajri të hyjë në gotë”, shpjegojnë ekspertët.

Të ngjashme