Auto&Tech
A duhet ta përdorni Wi-Fi publik? Si t’i mbroni të dhënat tuaja sa herë përdorni internet falas
Demokracia
08:31 | 22 Korrik 2021

Share:

Pyetja e parë që bëjmë në një restorant, bar apo hotel është: ” a keni wi-fi”, po çfarë jemi duke i bërë vetes duke përdorur internetin publik?

Ekspertët e sigurisë thonë se Wi-Fi publik mund të vendosë në rrezik të dhënat tuaja personale. Sipas një studimi britanik, 80% e udhëtarëve do të përdornin shërbimin Wi-Fi apo ëireless nëse do të ofrohej gjatë fluturimit të tyre të ardhshëm. Më shumë se 65% e atyre që kanë akses në avion e përdorin atë.

Ndonëse ideja e internetit falas të bën të mos mendosh gjatë, do të ishte mirë të merrnit masa ndërkohë që e përdorni. Aq më tepër gjatë fluturimeve, ku Wi-Fi publike bëhen shënjestër kryesore për hakerat apo sulmet kibernetike.

Po çfarë mund të bëjmë për t’u siguruar?

Fillimisht, çaktivizoni lidhjet automatike

Nëse i përdorni shpesh Wi-Fi publike, atëherë telefoni juaj mund të lidhet automatikisht tek çdo lloj rrjeti i hapur – edhe nëse ju nuk e jepni një komandë të tillë. Duke i mbyllur të gjitha automatic connections apo lidhjet automatike në pajisjen tuaj, do të jeni më të sigurt ndaj sulmeve.

Mos u logoni fiks në atë kohë nëpër llogaritë tuaja

Nëse do të lidheni në një rrjet publik, atëherë mos hyni në asnjë llogari që kërkon të vendosni informacionet tuaja personale. Nëse hakerat i kanë vënë në shënjestër këto rrjete ata mund t’ju vjedhin çdo informacion apo numër që nuk do të dëshironit ta ndanit me askënd.

Kontrolloni legjitimitetin e një faqeje para se të vendosni të dhënat tuaja personale në të

Para se të vendosni informacionin tuaj personal në një faqe, si detajet bankare apo të dhënat personale, sigurohuni që faqja ku ju po punoni të ketë të shkruar HTTPS URL. Shkronja ‘s’ tregon se protokolli i kësaj faqeje është i sigurt dhe se të dhënat tuaja janë të koduara.

Përdorni VPN

VPN-të e dërgojnë trafikun tuaj drejt një “tuneli” të koduar që e bën shumë të vështirë për të ndërhyrë apo për ta deshifruar ose dekriptuar atë. Duke përdorur një VPN kur shfletoni në internet, do të jeni të armatosur me një sistem të kodifikuar që ju mbron gjatë eksperiencave tuaja në rrjet.

Mbylleni kur s’ju duhet

Edhe nëse s’jeni duke e përdorur, por po e mbani hapur, po rrezikoni shumë pasi të dhënat mund të transmetohen. Prandaj fikeni fare opsionin e ëireless-it, në momentin që s’ju duhet.

Të ngjashme