Lajme
A do t’i lejohet Albin Kurtit kandidimi në zgjedhje, reagon Haxhiu
Demokracia
14:17 | 20 Janar 2021

Share:

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se tendencat për të larguar Albin Kurtin nga lista për kandidimin e kryeministrit janë të qëllimshme, nga ata të cilët kanë kapur shtetin.

Kështu deklaroi ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, pak pasi KQZ tregoi se janë 47 kandidatë që nuk do të çertifikohen.

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit! Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!“, ka shkruar Haxhiu.

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë…

Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, January 20, 2021

Kujtojmë se sot KQZ  ka konfirmuar se 47 kandidatë për deputetë janë shpallur fajtorë për një vepër penale, gjatë 3 viteve të fundit, që nënkupton se nuk mund të çertifikohen./Demokracia.com

Të ngjashme