Lajme
“A do t’i kërkoni falje familjes së Khashoggit?”, Biden dhe princi saudit përballen me pyetje të sikletshme
Demokracia
13:15 | 16 Korrik 2022

Share:

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përkundër kritikave, udhëtoi drejt Arabisë Saudite për t’u takuar me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

Biden tha se po shkon atje për të rindërtuar marrëdhëniet, pasi kishte premtuar më parë se do ta bënte vendin një pariah* për të drejtat e njeriut.

Ai tha se e kishte bërë të qartë se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi në vitin 2018 ishte e një “rëndësie jetike për mua dhe Shtetet e Bashkuara”.

Për këtë në fund të takimit të tyre gazetarët prezentë ia drejtuan disa pyetje që s’iu pëlqyen liderëve.

Një reporteri i NBC News, Peter Alexander, me ton të lartë pyeti: “Jamal Khashoggi, a do t’i kërkosh falje familjes së tij?”.

Princi Mohammed dhe Biden e injoruan pyetjen, raporton Gazeta Express.

Po ashtu, edhe Bidenit iu drejtuat një pyetje për zotimin e tij të para disa viteve.

Gazetarja pyeti: “President Biden a është Arabia Saudite ende një pariah*”.

As kjo pyetje s’mori përgjigje.

*Pariah do të thotë përjashtim. Në bazë të historisë pariah është një pjesëtar i një kaste të ulët të Indisë Jugore.

 

Të ngjashme