Lajme
A do t’i ftojë Kurti në takim veteranët sot? Deklarohet Abelard Tahiri para protestuesëve
Demokracia
12:06 | 16 Qershor 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka dalë para veteranëve të UÇK-së të cilët janë mbledhur për të protestuar kundër Qevrisë Kurti, e cila nuk i ka përfshirë në ligjin për rritjen e pagës minimale.

Tahiri para protestuesve ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria që të gjejë një zgjidhje për përfshirjen e veteranëve në këtë ligj, raporton Demokracia.com.

“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, sot kërkuam që Qeveria e Kosovës bashkë me ju, dhe Komisionin për Buxhet dhe Financave, ta gjejnë një zgjidhje për përfshirjen e veteranëve në kuadër të pagës minimale. Nuk dtë lejojmë që seanca të vazhdojmë pa u ulë e ta gjejnë një zgjidhje, të përcaktohet pensioni i veteranit në linjë me pagën minimale”, ka thënë ai.

Tahiri veç kësaj ka bërë të ditur se deri në orën 13:00 Kuvendi ka pauzë dhe se shpreson që deri në atë kohë, Qeveria t’i ftojë veteranët për takim, raporton Demokracia.com.

Protestuesit kanë krijuar një kordon para Njësisë Speciale, derisa më herët ia dolën të depërtojnë edhe në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i protestuesve, por shihet se mijëra persona kanë dalë që të marrin pjesë në këtë protestë./Demokracia.com/

Të ngjashme