OpEd
A DO TË ZBARDHET E VËRTETA NË NJË SALLË TË SUPËRNDRIÇUAR
Demokracia
22:38 | 27 Nëntor 2024

Share:

Ismail Syla

A DO TË ZBARDHET E VËRTETA NË NJË SALLË TË SUPËRNDRIÇUAR

Brenda në këtë ndërtesë është salla e gjyqit, në të cilën po mbushen nëntëmbëdhjetë muaj që filluan seancat gjyqësore ndaj presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi dhe dhe Kadri Veseli si dhe deputetit Rexhep Selimi.

Po u përcoll seanca nga galeria e kësaj gjykate, këta burra i sheh përmes xhamave të blinduar. Për dallim nga perceptimi përmes ekranit tëtelevizorit, nga galeria i sheh përmasat reale të sallës. Nga rendii parë i ulëseve shikimi përfshin vetëm gjysmën e të pranishmëve në sallë, përkatësisht gjysmën e prokurorëve dhe gjysmën e të pandehurve. Nga pozicioni ulur nuk mund tëshihet as z. Jakup Krasniqi, as z. Kadri veseli. Ata mundtë shihen vetëm kur ka pauzë dhe kur të përfundojë seanca. Përballë galerisë qëndron trupi i gjykatësve, të cilët ua hedhin një shikim të përqëndruar vizitorëve deri sa të ulën. Madje, syrit të tyre nuk u shpëton asnjë lëvizjee vizitorëve. Asnjë shenjë, asnjë gjest përshëndetjeje, janë fjalët e personit të sigurimit, si udhëzim fillestar. Kur dikush nga vizitorët ka shkujdesje dhe krijon një nënqeshje, personi i sigurimit tërheq vërejtjen se e qeshura po i pengon trupit gjykues… Ajo çka bie në sy në këtë sallë është superndriçimi. Nga përcjellja e seancave në transmetimin televiziv më ka lënë përshtypja ngjyra gri e mureve, panelet e bardha të çdo forme të “mobiljeve”, karriget e zeza dhe uniformat me ndryshime ngjyrash të prokurorëve, gjykatësve, avokatëve dhe asistentëve…

Por superndriçimin vizitori e kupton vetëm kur sheh tavanin e sallës. Ai përbëhet nga panele ndriçuse njëtrajtshëm anembanë. Nga ky lloj ndriçimi eliminohet çdo mundësi e shfaqjes së hijeve. As para as anash personelit, askund hije…

Po ku ka hije në këtë sallë gjyqi? Vetëm nën shojet e këpucëve të të pranishmëve aty. Vetën nën këpucë nuk mund të eliminohet hija. Sa mbetet të besohet se në këtë superndriçim do të dalë e vërteta. Sa të shpresohet që të zbardhet e vërteta me aktakuzën e bazuar në materiale që kalojnë miliona faqe “dëshmi” të mbledhura nga deklarata, gazeta, “fakte” nga burime zyrtare të Beogradit, nga një mal materialesh që nga volumi nuk mbhet mend që të jenë depomuar në proceset e mëhershme në gjykata vendore e ndërkombëtare? Sa të besohet në zbardhjen dhe ndriçomin e të vërtetës në këtë proces kur anëtarët e panelit gjykues bëjnë garë me prokurorët për t’ua rënduar lëndën të pandehurve. Anëtarët e trupit gjykues që sikur dëshmohen më të përgatitur, më të zgjuar dhe më vigjilentë se vetë prokurorët?

Sa të besohet se do të delë në pah e vërteta kur në njërën anë të peshores (simbol i paanshmëris) qëndrojnë të përbashkuar prokurorët, gjyqtarët dhe avokati i viktimave, e bë anën tjetër të pandehurit, që mbrohen vetëm nga avokatët, të cilët aq shpesh ballafaqohen me refuzimin e krygjyqtarit dhe cinizmin e dy anëtarëve të panelit? Për pak muaj do të shihet edhe skuta e fundit e ndërgjegjies së këtij trupi gjykues, në njërën nga proceset , ku në një sallë të superndriçuar po hulumtohen “krimet e luftës dhe ato kundër njerëzmit”, me pyetjet “serioze” si ajo p.sh. “A e ke parë Hashm Thaçin të veshur në uniformë?” dhe qindra pyetje tjera “inkriminuese”.

Të ngjashme