Lajme
A do të suspendohet liberalizimi i vizave për Kosovën? Flet Viola von Cramon
Demokracia
12:49 | 31 Maj 2023

Share:

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka mohuar mundësitë e suspendimit të liberalizimit të vizave dhe të bllokimit të fondeve të IPA-së.

Von Cramon këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Twitter’, teksa ka thënë se prioritare është zgjidhja e situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

“Këto informacione i dëgjoj për herë të parë. E kam pak a shumë idenë se kush mund të qëndrojë pas kësaj, por të vihet në dyshim liberalizimi i vizave dhe fondet e IPA-s është absolutisht e ndaluar. Na duhet një zgjidhje urgjente politike për veriun”, ka deklaruar ajo.

Reagimi i saj vjen pasi ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka thënë se ka informacione që së paku tri shtete anëtare të BE-së po konsiderojnë të kërkojnë suspendimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimin e vizave.

“Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së. Të paktën 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmend këtu) po shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimit të vizave për Kosovën. Lëvizje drastike, e papranueshme, nëse ndodh. Tani kemi nevojë për zgjidhje konkrete”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme