Sport
A do të startojë David de Gea kundër Kosovës? Kjo është përgjigjja e trajnerit të Spanjës
Demokracia
16:07 | 24 Mars 2021

Share:

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar se tashmë ai ka vendosur se me cilin portier do t’i luajë ndeshjet e radhës.

“Furia e Kuqe” do të përballet me Greqinë, Gjeorgjinë dhe Kosovën këtë muaj në eliminatoret e Kupës së Botës 2022, shkruan Demokracia.com.

Portieri i Brightonit, Robert Sanchez ishte befasia në listën e të ftuarve, përkrah portierit të Athletic Bilbaos, Unai Simon dhe atij të Manchester Unitedit, David de Gea.

“Emri i portierit që do të luajë është vendosur, por nuk do ta them këtë “, deklaroi Enrique.

Ndryshe, De Gea e ka humbur pozitën e startuesit te Manchester Unitedit, andaj gjasat janë të mëdha që ai të mos luajë titullar edhe te Spanja. /Demokracia.com

Të ngjashme