Lajme
A do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës? Flet Bahtiri
Demokracia
23:30 | 05 Mars 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se sërish do të rikandidojë për të parin e komunës.

Bahtiri në një intervistë në t7, thotë se ka ende punë dhe e dëshiron sërish pozitën e kryetarit në Mitrovicë, përcjell Demokracia.com

“Sigurisht, duke ditur specifikat e Komunës së Mitrovicës, duke e ditur se mund të ndodh diçka jashtë konceptit tim që e kam zhvilluar qe gati 8 vite…mendoj se do të jem kandidat i mundshëm për kryetar të Mitrovicës”, tha Bahtiri.

Bahtiri thotë se pozita e kryetarit është ajo cfarë dojnë qytetarët prandaj edhe do të rikandidojë.

“Unë po mendoj që Po (do të rikandidojë) për arsye se sikur të kisha menduar ndryshe do të isha kandidat për deputet dhe do të votohesha shumë nga qytetarët”, theksoi ai.

Ai vazhdoi të thotë se msioni i tij është të jetë në krye të Mitrovicës prandaj edhe është kthyer në Kosovë për të kontribuar atje.

“Në cilin do qytet dhe lagje ku shkoj qytetarët më përshëndesin dhe duan foto me mua. Unë kam ardhur për Mitrovicën dhe nuk kam pranuar diçka tjetër për të qenë në Mitrovicë deri të përfundojë misionin tim”, theksoi ai.

Bahtiri mendon se për postin e kryetarit të Mitrovicës nuk ka konkurrent, as brenda VV-së por as nga partitë e tjera.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024