Ministri ‘‘i dorëhequr’’, Hekuran Murati, në një konferencë për media është pyetur se si do të paguhet në fund të muajit, si deputet apo si ministër, duke pasur parasysh se kabineti i Kurtit ka dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta Express.
Murati ka thënë se pagat beson se do t’i marrin si qeveri në detyrë përderisa e kryejnë këtë funksion.
Ministri ‘‘i dorëhequr’’, ka shtuar edhe se megjithatë për këtë mund të sigurohen.
‘‘Sa i përket pagave, ne pagat po besoj që do vazhdojmë t’i marrim si qeveri në detyrë, përderisa e kryejmë këtë funksion, por gjithsesi mund të shohim edhe praktika të kaluarën që po besoj reflektojnë të njëjtën por mund të sigurohemi. Sa i përket çështjes së refuzimit të mandatave, ti mund të bëhesh deputet e fiton të drejtën e të qenit deputet, por materializimi i mandatit, Kushtetuta e parasheh edhe një hap të dytë që është betimi i deputetit, pra tek atëherë ka materializim, dhe interpretimet e mëhershme nga Gjykata Kushtetuese, tregojnë që në situatën aktuale ku jemi përkundër certifikimit nga KQZ, aktualisht nuk ka kuvend’’, ka thënë ai. /GazetaExpress