Lajme
A do të nisë një ofensivë ushtarake NATO drejt Rusisë? Ja çfarë thotë Stoltenberg
Demokracia
20:59 | 15 Maj 2022

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nuk po planifikojnë të nisin një ofensivë ushtarake në Rusi. Duke folur në një takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Stoltenberg deklaroi se Rusia nuk i ka arritur objektivat e saj strategjike.

“Ata nuk po marrin Kievin, ata po tërhiqen në Kharkiv. Ofensiva e tyre në Donbas ka ngecur”, ka thënë ai.

Stoltenberg ka shtuar gjithashtu se Ukraina mund ta fitojë këtë luftë.

Komentet e tij vijnë pasi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë (MM) vlerëson se Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj luftarake tokësore që nga fillimi i luftës në shkurt.

Në vlerësimin e saj, humbjet e Rusisë përfshin burrat e vrarë ose të plagosur dhe pajisjet e shkatërruara ose të kapura.

Forcat ukrainase po kundërsulmojnë në qytetin e Izyum, tha guvernatori rajonal Oleh Sinegubov, diçka që mund të komplikojë planet ruse për të kapur Donbasin.
Megjithatë, ushtria e Ukrainës pranoi gjithashtu pengesat në përditësimet e saj të fundit, duke thënë se Rusia po përparonte në disa zona në rajon.

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2025