Lajme
A do të marrin pjesë në funeralin e stërgjyshes së tyre fëmijët e Kate dhe William?
Demokracia
14:40 | 09 Shtator 2022

Share:

Lajmi i vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, në moshën 96-vjeçare i ka prekur të gjithë. Përgatitjet pritet të fillojnë së shpejti për funeralin e monarkes më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili i shërbeu fronit britanik për 70 vjet. Në 96 vitet e jetës së saj, ajo jetoi për të parë të rriten katër fëmijët e saj dhe gjithashtu 8 nipërit dhe 12 stërnipërit e saj. Mbetet pyetja nëse stërnipërit e saj do të marrin pjesë në varrimin e saj. Vlen të përmendet se në funeralin e Princit Philip më 17 prill në St George’s në Windsor, ata nuk morën pjesë.

Megjithatë, varrimi i Princit Philip u mbajt nën masat mbrojtëse të vendosura për koronavirusin. Është e mundur që nëse nuk do të ishte në mes të pandemisë vdekjeprurëse, stërnipërit e tij Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis do të kishin marrë pjesë.

A do të marrin pjesë fëmijët e Princit William dhe Catherine Middleton në funeralin e saj?

Nuk ka asnjë protokoll që i pengon anëtarët e rinj të familjes mbretërore të marrin pjesë në raste të tilla. Nëse prindërit e tyre vendosin se mund të përballojnë barrën emocionale të një funerali dhe një dite historike si kjo, ata mund të marrin pjesë dhe t’i thonë lamtumirë stërgjyshes së tyre. Princi George dhe Princesha Charlotte ka të ngjarë të marrin pjesë, por jo aq shumë Princi 4-vjeçar Louis, pasi ai është ende shumë i vogël dhe mund të mos ketë sjelljen e duhur për një rast të tillë./abcnews.al

Të ngjashme