Sport
A do të luajë Kosova me portier tjetër ndaj Spanjës? Deklarohet Bernard Challandes
Demokracia
22:50 | 28 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Suedisë sonte, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi mysafirëve me rezultat bindës, 0:3.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Bernard Berisha është deklaruar për humbjen e sontme, derisa ka folur për mundësinë e ndryshimit të trajnerit.

“Kemi bërë gabime të shumta sot”, ka thënë Challandes në “SS Kosova”.

“Nuk është momenti për të thënë nëse do ta ndryshojë portierin”, tregoi ai.

“Duhet ta analizojmë formacionin për ndeshjen e radhës”, shtoi trajneri zviceran. /Demokracia.com

Të ngjashme