Lajme
A do të lejohen personat e pavaksinuar në lokale pas datës 27 shtator?
Demokracia
15:27 | 23 Shtator 2021

Share:

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur sot një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19.

Në këtë takim u diskutua për masat e reja antiCOVID që do të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator.

Sipas masave të reja gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar, deri në orën 21:30.

Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

Ndërsa dëshmia e vaksinimit nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.

Gjithashtu ora policore do të vazhdojë njësoj, nga ora 22:00 deri në 05:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme