Lajme
A do të kthehet në LDK? Kjo është përgjigja e Vjosa Osmanit
Demokracia
23:08 | 25 Shkurt 2021

Share:

Vjosa Osmani ka konfirmuar se nuk do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kështu tha ajo në “Kallxo Pernime”, ku mes tjerash deklaroi se kjo është çështje e vullnetit qytetar, përcjell Demokracia.com

“LDK’ja ka zgjedh rrugë tjetër. Nuk ka kthim mbrapa, nuk është çështje e kthimit në LDK, është çështje e përcaktimit të vullnetit qytetar. Unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”, ka thënë Osmani.

Kjo deklaratë e saj vjen pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Një prej kandidatëve për kryetar të LDK-së, Anton Quni tha se do t’i kërkonte Osmanit kthimin në parti, nëse arrin të fitojë pozitën që po e synon./Demokracia.com/

Të ngjashme