Lajme
A do të ketë vaksinë të kombinuar kundër gripit dhe COVID-19 në të njëjtën kohë?
Demokracia
18:39 | 02 Mars 2021

Share:

Një vaksinë e kombinuar e gripit dhe koronavirusit mund të bëhet në të ardhmen e afërt, tha virologia kryesore britanike Wendy Barkley.

Barkley është shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Royal College në Londër.

Ajo u tha deputetëve britanikë se skenari më i mundshëm është që ajo të jetë në gjendje të kombinojë vaksinën e gripit sezonal me vaksinën anti-COVID, transmetojnë mediat e huaja.

“Viti i ardhshëm do të na tregojë më shumë për epidemiologjinë dhe mënyrën se si mund të frenohen llojet e reja të COVID-it, sa shpejt ato mund të pësojnë mutacione dhe të shtyjë të modifikojmë vaksinat. Ne gjithashtu e dimë sa zgjasin vaksinat aktuale, kështu që do të jetë e qartë se sa kohë do të jetë e nevojshme për t’i forcuar ato”, tha Barkley./Demokracia

Të ngjashme