ShowBiz
A do të ketë puls edhe në finale? Gjesti sonte përballë Eglit, Rozanës dhe Laertit për çmimin kryesor të Big Brother VIP Albania
Demokracia
08:42 | 19 Prill 2025

Share:

Sot do të mbahet dita finale e reality show “Big Brother VIP Albania”.

Në finale janë Gjesti, Egli, Rozana dhe Laerti. Në spektaklin që do të mbahet sonte do të ketë performanca të shumta nga këngëtarë të ndryshëm dhe supriza të shumta.

Gjesti dhe Rozana shihen si dy banorët me gjasat më të mëdha për të fituar çmimin kryesor të spektaklit.

Gjesti e arrin këtë finale pas 6 muajsh izolim, si rezultat i qëndrimit tre mujor edhe në Big Brother VIP Kosova dhe hyrjes në Big Brother VIP Albania menjëherë.

Si rezultat i gjithë dinamikave që ka krijuar dhe ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar, dhe në përkrahjen e publikut, Gjesti shihet si favorit kryesor për të marrë 100 mijë eurot e çmimit të parë.

Të ngjashme