Lidhja Demokratike e Kosovës mori besimin e 13 % të qytetarëve të vendit dhe për këtë Tërmkolli i vë fajin, ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
Ish-kryetarja e Forumit të Gruas, Melihate Tërmkolli në një intervist për Front Online shprehet e ashpër ndaj ish-kryetarit të LDK-së Isa Mustafës, i cili sipas saj nuk ishte asnjëherë në LDK, ishte anti-rugove dhe për përfitime personale e bëri LDK-në një degë të PDK-së. Dhe Vjosa Osmani që sipas saj u përpoq ta bënte LDK-në një nëndegë të VV-së, përcjell Demokracia.com
“Duke filluar nga kryetari që për mua ka qenë çudia më e madhe që qysh ka mundësi me kanë në LDK një njeri që nuk ka qenë kurrë në LDK, një njeri anti-rugove thellësisht dhe një njeri që e ka udhëheq këtë parti me logjikën e përfitimit personal duke e bërë LDK-në një degë të PDK-së. Dhe pjesa tjetër po ashtu lidhet me qëndrimet e Vjosa Osmanit që LDK-në e bëri ose u përpoq ta bëjë një nëndegë të VV-së, natyrisht nuk ka pasur ndryshe si të jetë”, u shpreh ajo.
Tërmkolli shprehet se edhe ajo mund të jetë edhe njëra ndër kandidatët për kryetare të LDK-së.
“Unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pasë më shumë. Sigurisht që mund të jem”, pohoi ajo.
Tërmkolli gjatë karrierës së saj politike ka qenë deputete në disa legjislatura e po ashtu edhe ministre./Demokracia.com