Lajme
A do të japë dorëheqje nga LDK-ja? Flet Besian Mustafa
Demokracia
16:10 | 24 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka folur për letrën që mbrëmë e ka shkruar për partinë e tij, LDK-në.

Gjatë ditës së martë, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili është edhe ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përmes një letre ka shprehur pakënaqësitë ndaj partisë së tij.

Lexo edhe: 

Mustafa për zhvillimet në LDK: Po mblidhen grupe të ngushta për të blerë paqe dhe qetësi

Në një konferencë për medie, ku foli rreth aksionit të sotëm të policisë dhe prokurorisë në ministrinë që ai drejton, Mustafa u pyet edhe nëse letra e tij është një paralajmërim për dorëheqje, apo nëse do të japë dorëheqje pas asaj që ka shkruar, raporton Demokracia.com.

Mirëpo, Mustafa tha se nuk do të largohet nga LDK-ja.

“Unë kam qenë, jam dhe do të jem në LDK dhe me kaq po e përfundoj këtë koment sa i përket shkresës së djeshme që është politike dhe jo çështje e Ministrisë së Bujqësisë”, u përgjigj Mustafa. /Demokracia.com/

Të ngjashme