Sport
A do të festojë në rast se shënon ndaj Suedisë? Kjo është përgjigjja e Arbër Zenelit
Demokracia
18:13 | 27 Mars 2021

Share:

Kosova është duke e mbajtur konferencën e fundit për shtyp në prag të ndeshjes me Suedinë.

“Dardanët” e nisin nesër ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” me një ndeshje të vështirë ndaj Suedisë, raporton Demokracia.com.

Përzgjedhësi Bernard Challandes dhe sulmuesi Arbër Zeneli kanë dalur para gazetarëve në këtë konferencë për shtyp.

Arbër Zeneli që ka luajtur te grupmoshat e reja të Suedisë është pyetur nëse do të festojë në rast se shënon ndaj Suedisë.

“Ndeshja ndaj Suedisë do të jetë speciale për mua pasi kam luajtur aty që prej 15-vjeç”, ka thënë Zeneli.

“E kam pritur që moti këtë ndeshje dhe nëse shënoj, nuk e di nëse do të festoj, ta shohim”, shtoi ylli i Reimsit. /Demokracia.com

Të ngjashme