Lajme
A do të bëjë PDK-ja koalicion me LVV-në pas zgjedhjeve? –Përgjigjet Ismaili
Demokracia
22:11 | 08 Shkurt 2021

Share:

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka treguar se a do të ketë bashkëpunim me LVV-në.

Në zgjedhjet e kaluara LVV-ja ka pasur vija të kuqe me PDK-në, ndërkohë që në këto zgjedhje nuk janë folur për vija të kuqe nga asnjëra parti.

“Mendoj që ka pak i kanë fryre, pasi e kanë parë që qysh i hekën shpejt vijat e kuqe me PDK-në. Njerëzit e kanë menduar kështu pasi 1+1 bëjnë dy. Me VV-në na ndajnë shumë gjëra. Mënyra se si i shohim gjërat dhe si e shohim historinë. Ata e kanë konsideruar që himni duhet të degradohet. E kemi parë se si e kanë degraduar himnin. Nuk e kemi atë problem në asnjë formë. Neve na ndanë një oqean. Për atë se si shohim shtetin dhe si ta dërgojmë atë përpara. E patë se ai u frikësua ta dalë në debat me Enver Hoxhajn”, tha ai, në T7.

Ismaili po ashtu ka lavdëruar rolin e PDK-së në legjislaturën e fundit duke thënë se ishin një opozitë konstruktive.

Të ngjashme