Lajme
A do të bëhet sot Kuvendi me kryetar/e?
Demokracia
09:46 | 21 Prill 2025

Share:

Sot me fillim nga ora 15:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e kaluar u ndërpre për shkak se e Albulena Haxhiu, e propozuara për kryetare nga radhët e Vetëvendosje, nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme.

Haxhiu në dy raste i mori 57 vota për, 20 votuan kundër dhe tre abstenuan.

Deputetët arritën konsensus tek raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve, duke e votuar dhe kështu duke i hapur rrugë betimit dhe zgjedhjes së kryekuvendarit/es.

Betimin e bënë, por i/e pari/ja e Kuvendit nuk u zgjodh.

Partitë që në legjislaturën e kaluar ishin opozitë, PDK, LDK dhe AAK, deklaruan se nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Ata bashkarisht deklaruan se nuk kanë vota për kandidatët/et e propozuar nga VV-ja për këtë pozitë.

Përjashtim për ndonjë emër bëri kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ishte tejet i qartë sa i përket kësaj çështje.

Ai deklaroi para mediave se vetëm në rast se LVV-ja do ta propoznte Saranda Bogujevcin apo Shqipe Selimin, Aleanca do t’i votonte.

A do të propozohet Albulena Haxhiu edhe për herën e tretë sot? apo do të ketë ndryshim të emrit nga Vetëvendosje?

Mbetet të shihet se si do të rrjedh seanca sot, nëse do të ketë Kuvendi një kryetar/e apo do të vazhdojë edhe episodi i pestë i “Seancës Konstituive”.

Të ngjashme