Lajme
A do ta votojë LDK-ja për presidente Vjosa Osmanin, flet Lumir Abdixhiku
Demokracia
17:13 | 14 Mars 2021

Share:

Lumir Abdixhiku sot është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Abdixhiku pas përfundimit të Kuvendit Zgjedhor nga gazetarët është pyetur lidhur me votën ndaj Vjosa Osmanit për presidente, raporton Demokracia.com.

Megjithatë, ai është përgjigjur se për një gjë të tillë vendosë kryesia e partisë.

“Kryesia e re e merr vendimin”, tha ai.

Abdixhiku sot është zgjedhur kryetar i LDK-së, duke marrë 190 vota nga 328 delegatë të partisë.

Theksojmë se në garë për të parin e LDK-së kanë qenë edhe Lutfi Haziri, Besian Mustafa e Anton Quni, por që ky i fundit u tërhoq nga gara pak momente para se të fillojë Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mëngjesin e sotëm.

Ndryshe Abdixhiku është kryetari i katërt i LDK-së./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024