ShowBiz
A do ta shohim Arbana Osmanin në ekran tani që mbaroi “BBV”?
Demokracia
14:01 | 08 Mars 2022

Share:

Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka vendosur të largohet pak nga ekrani.

Periudhën e shtatzënisë ajo ka vendosur ta kalojë larg ekranit.

Kështu ka bërë me dije vetë moderatorja në rrjetet sociale.

Përmes një pyetësori me ndjekësit ku është pyetur rreth shumë detajeve në lidhje me shtatzëninë e tretë, mes të tjerash dikush e ka pyetur Arbanën: Do jesh në ndonjë projekt televiziv tani që mbaroi “Big-u”.

Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim.

“Jo, ca kohë do jem pushim nga Tv”, tha ajo.

Në finalen e “Big Brother VIP”, Arbana zbuloi se është në pritje të ëmbël.

Kujtojmë se para “Big Brother VIP” ajo moderonte “Dua të të bëj të lumtur”./Lajmi.net/

 

Të ngjashme