ShowBiz
A do ta fitojë këtë natë çmimin e parë “Oscars” në jetën e tij Will Smith?
Demokracia
12:28 | 27 Mars 2022

Share:

Holywoodi po përgatitet për natën e tij më të madhe të vitit, “Oscars 2022”.

Yje të shumtë kanë mbërritur tashmë në Los Angeles për të marrë pjesë në edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë, shkruan BBC.

Will Smith, Benedict Cumberbatch, Dame Judi Dench dhe Troy Kotsur janë ndër aktorët e nominuar për çmimin ‘Aktori më i mirë i vitit’.

Filmi “The Power of the Dog” e regjisore Jane Campion kryeson listën e nominimeve me gjithsej 12 nominime.

Aktori Will Smith nuk ka fituar kurrë një çmim “Oscar” në jetën e tij, pavarësisht 30 viteve në këtë biznes.

53-vjeçari ka qenë shumë afër për ta fituar këtë çmim kur u nominua në dy herët e para.

Ai ishte nominuar për çmimin “Aktori më i mirë’ për rolet e tij në filmat “Ali” dhe “The Pursuit of Happyness”.

Këtë vit, ai është favorit i nxehtë për ta rrëmbyer këtë çmimim me nominimin e tij të tretë në karrierës për trofeun e “Oscars”.

Smith e ka fituar këtë nominim falë portretizimit të babait të kampioneve të të tenisit, Serena dhe Venus Williams, në filmin “King Richard”.

Të ngjashme