Lajme
“A di dikush me shpjegu?”| Basha bën disa pyetje dhe kërkon përgjigje
Demokracia
20:48 | 30 Janar 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shtruar në publik disa pyetje pas zhvillimeve të fundit në vend, posaçërisht rreth përpjekjeve të ndërkombëtarëve që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa kërkonte shpjegime dhe tregonte se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkonte që t’ia ndalonte Serbisë mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovës, Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka pasur kritika goxha të ashpra edhe ndaj opozitës.

Basha, thotë se opozita po bëhet ‘copa’ se kush po e themelon më shpejtë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

“A di dikush me shpjegu  Kur Albin Kurti kërkonte me ia ndalu Serbisë zgjedhjet në Kosovë, opozita çile guri gojën! Kur Albin Kurti kërkonte me i zbatu marrëveshjet që vet opozita i kishte nënshkru, opozita thoshte shtyne se nuk janë të rëndësishme.  Tani që Vuçiqi po e kërkon Zajednicën, copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë!”, ka shkrua ai.

Ai pati disa pyetje edhe për opozitën serbe rreth çështjes së dialogut dhe presionit ndërkombëtar atje.

“Tash shikone pak opozitën në Serbi A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan? A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit? A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?”, ishin disa nga pyetjet e bëra prej Bashës.

Postimi i plotë:

𝐀 𝐝𝐢 𝐝𝐢𝐤𝐮𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐣𝐞𝐠𝐮?

▪️ Kur Albin Kurti kërkonte me ia ndalu Serbisë zgjedhjet në Kosovë, opozita çile guri gojën!

▪️ Kur Albin Kurti kërkonte me i zbatu marrëveshjet që vet opozita i kishte nënshkru, opozita thoshte shtyne se nuk janë të rëndësishme.

▪️ Tani që Vuçiqi po e kërkon Zajednicën, copa dojnë mu ba kush po e themelon më shpejtë!

𝐓𝐚𝐬𝐡 𝐬𝐡𝐢𝐤𝐨𝐧𝐞 𝐩𝐚𝐤 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭ë𝐧 𝐧ë 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢,

🚩 A e keni pa opozitën në Serbi duke e quajt Vuçiqin anti-amerikan?

🚩A e keni pa opozitën në Serbi duke i bë presion Vuciqit me i dorëzu të pagjeturit?

🚩A e keni pa opozitën duke vrapu pas bashkësisë ndërkombëtare duke ju thënë se vetëm përkrahna se ne i respektojmë marrëveshjet me Kosovën?

 

Të ngjashme