Lajme
A agjëroi Kurti sot? Një filxhan çaji i konsumuar shihet para tij në një prej aktiviteteve të sotme
Demokracia
23:22 | 17 Prill 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se ka raste kur agjëron gjatë Ramazanit kur ai ftohet për iftare. Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë ditës së sotme pasi mori pjesë në iftarin e shtruar nga imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në lagjen e Spitalit.

“Në ditët kur kam shkuar nëpër iftare kam agjëruar. Dhe këtë e kam bërë, jo vetëm sivjet”, ka thënë sot Kurti.

Megjithatë, ndonëse i ftuar në iftar, Kurti duket se ka pirë një çaj gjatë ditës derisa ka qëndruar në Drenas, ku ka takuar dy shokët e burgut. Ndërkohë, dihet se sipas rregullave fetare islame, kur agjërohet, nuk lejohet konsumi i ushqimit, por as i pijeve, shkruan Express.

Në ditët e para të Ramazanit, Kurti ishte në thumb të kritikave, pasi ishte ekspozuar duke konsumuar alkool në Gllogjan, bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Po ashtu, konsumi i alkoolit sipas fesë islame është i ndaluar edhe jashtë kohës së agjërimit.

Të ngjashme