Lajme
“A afektohet nga greva vajza e kryeministrit”, ish-zëvendësministri godet Kurtin
Demokracia
13:32 | 02 Shtator 2022

Share:

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një reagimi të tij ka goditur kryeministrit Kurti, lidhur me grevën që po e zhvillojnë mësimdhënësit e Kosovës.

Berisha ka pyetur nëse vajza e kryeministrit Kurti humb mësimin nga greva e mësimdhënësve në Norvegji.

Ky reagim i Berishës vjen pasi viti i ri shkollor në Kosovë nuk filloj me 1 shtator, kjo për shkak të grevës së mësuesve të cilët po kërkojnë nga Kurti rritjen e pagave.

‘Tash, a afektohet nga greva e mësimdhënësve vajza e kryeministrit Kurti në Norvegji?!”, shkruan Berisha.

Të ngjashme