Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën me një video-postim të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u zbuluar, ju uroj fundjavë të mbarë? ***nis në hyrje të Vlorës kur mbaron segmenti Levan-Vlorë dhe përfundon në Dukat- Fushë pasi kalon Orikumin”, ka shkruar Rama në statusin e tij në Facebook.
Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë vizituar bajpasin e Vlorës dhe e kanë shpallur atë të hapur për kalimin e mjeteve.