Fshati Barilevë i Prishtinës, dikur nuk mburrej vetëm me dy skuadrat e futbollit që kishte (KF Barileva dhe KF Traktori), por edhe me stadiumin që posedonte, shkruan Demokracia.com.
Aty zhvilloheshin ndeshjet në kohën kur klubet tona nuk e pranonin regjimin serb, duke i zhvilluar lojtë në mënyrë ilegale, por ja që sot ai është lënë në harresë.
Demokracia.com sjell foto nga fusha e cila shihet e mbuluar me ujë e me thera e e cila të krijon përshtypje që aty kurrë nuk është luajtur futboll.
Është për të ardhur keq kjo situatë me shpresë se njerëzve kompetent do t’i thërras ndërgjegjja dhe këtë fushë do ta kthejnë prapë në normalitet. /Demokracia.com