Reperi dhe producenti i njohur Don Arbas, ka reaguar për një nivel të video-lojës “Fortnite”, ku lojtarët për të kaluar në nivelin tjetër duhet të vrasin njerëz përreth Qabes dhe më pas të rrëzojnë atë.
Ai ka thirrur për bojkot të kësaj loje, e cila më së shumti luhet nga fëmijët.
“Ja një nga lojërat e fëmijëve tanë, Fortnine. Që në një nga nivelet është që duhet të vrasësh njerëzit rreth e rrotull Qabes. Dhe më pas të prishësh Qaben, që të kalosh nivelin. Imagjinoni se si programojnë trurin e të vegjëlve tanë, që të vrasin myslimanët. Bojkotoni këtë lojë dhe mos lejoni fëmijët tuaj të luajnë”, ka shkruar Don Arbas në InstaStory.
Fortnite është një video-lojë në internet e zhvilluar nga Epic Games dhe lansuar në 2017. /Demokracia.com/