Ish futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi është bërë me skuadër të re, shkruan Demokracia.com.
Krasniqi i cili pati një aventurë të suksesshme në Malejzi, ka vendosur t’i bashkohet Newcastle Jets në Australi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari kosovar përmes rrjeteve sociale, teksa është deklaruar se është i lumtur që ka firmosur më këtë skuadër.
“Jam shumë i emocionuar për fillimin e një karriere të re. Shpresoj që të ju bëjë të lumtur. Mezi pres të luaj dhe ta tregoj potencialin tim në A-League”, ka shkruar Liridon Krasniqi në “Instagram”. /Demokracia.com