Lajme
Rusia e zemëruar me Gjermaninë pse po e armatos Kosovën
Demokracia
10:47 | 14 Korrik 2021

Share:

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka quajtur kontradiktore, siç ka thënë ajo, aksionet e Gjermanisë në Kosovë.

Rusia ka kritikuar Qeverinë gjermane, pasi kompania “Heckler and Koch” do të furnizojë Kosovën me pushkë automatike në vlerë mbi gjysmë milion euro, e që është kontingjenti radhës.

Këto blerje, Rusia nuk i sheh si mundësi për forcimin e institucioneve dhe të sigurisë në vend, por si “mundësi për rritje të kriminalitetit”.

Ajo ka shkruar për këtë në llogarinë e saj në Telegram, përcjell b92.net.

“Dhe kjo nuk është hera e parë”, shkroi ajo.

Të ngjashme