Lajme
Ferizajasi raporton në polici se e bleu veturën me kilometra të kthyera
Demokracia
10:06 | 14 Korrik 2021

Share:

Një person ka raportuar në polici se vetura të cilën e ka blerë në muajin shkurt të këtij viti, rezultoi se i ka kilometrat e kthyera.

Policia përmes raportit 24-orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur në Ferizaj dhe se policia e ka identifikuar të dyshuarin për shitjen e veturës.

“Vetura është doganuar me kilometra të ndryshme dhe duke mashtruar i është shitur palës blerëse”, thuhet në raport.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse të policisë./Demokracia.com/

Të ngjashme